Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e fundit të paraparë për sesionin pranveror

Deputetët do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e fundit të paraparë për sesionin pranveror. Seanca e datës 12 gusht do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme. Deputetët do të diskutojnë për problemet në KOSTT, kushtet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe do të votohet për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm. Kuvendi fillon punimet e sesionit vjeshtor të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç është paraparë me rregullore.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …