Amerika do të evakuuojë një pjesë të stafit nga Kabuli pas avancimit të shpejtë të talibanëve në Afganistan

Amerika do të evakuuojë një pjesë të stafit nga Kabuli pas avancimit të shpejtë të talibanëve në Afganistan

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa ushtarake për të evakuuar një pjesë të stafit nga ambasada në Kabul, për shkak të avancimit të shpejtë të talibanëve në Afganistan. Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi trupat afganë kanë braktisur qytetin e tretë më të madh në shtet, Heratin. Ushtria amerikane tashmë ka rreth 650 trupa në Afganistan, për të garantuar sigurinë diplomatike, përfshirë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar, Hamid Karzai. Qeveria ka humbur pjesën më të madhe të veriut, jugut dhe perëndimit të Afganistanit javën e kaluar, dhe tani kontrollon kryeqytetin, Kabulin dhe një numër të qyteteve, që po ashtu janë në rrezik. “Ne do të zvogëlojmë prezencën civile në Kabul, pas ndryshimit të situatës së sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Prince, ndonëse ka theksuar se ambasada do të mbetet e hapur.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …