Nesër shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve

Vaksinimi i studentëve pritet të jetë kusht për t’u pranuar për banim në konviktet e Qendrës së Studentëve

Para fillimit të vitit të ri akademik, Ministria e Arsimit u ka kërkuar studentëve, që duan të banojnë në konvikte, që të vaksinohen. Sipas MASHTI-t, në konvikte do të pranohen vetëm studentët e vaksinuar. “Ftojmë edhe studentët, sidomos ata që duan t’i shfrytëzojnë konviktet në Qendrën e Studentëve, që të vaksinohen para fillimit të vitit të ri akademik”. Zyrtarë të Ministrisë, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që, nëse përkeqësohet situata me Covid-19, mund të merren masa të tjera. Por një vendim të tillë ende nuk e kanë pranuar në Qendrën Studentore, e cila po bëhet gati për pranimin e studentëve. Megjithatë  Shyhrete Abdullahu zyrtare për informim në Qendën Studentore thotë se nëse studentët vaksinohen, atëherë ka gjasa që 4000 studentë të vendosen në konvikte.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …