Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se është momenti i fundit që Kosova të ballafaqohet me të kaluarën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se është momenti i fundit që Kosova të ballafaqohet me të kaluarën

Grupi punues për hartimin e Projekt Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale është mbledhur për herë të parë. Kryeministri Albin Kurti, tha se është momenti i fundit që Kosova të ballafaqohet me të kaluarën. Sipas tij, duhet që të ketë bashkëpunim ndërmjet të gjitha institucioneve në mënyrë mos të themelohen nisma të përsëritura. Kurti shtoi the se gabimi më i madh që kanë bërë institucionet është se janë përsëritur të gjeturat dhe gjërat kanë mbetur vetëm në letër. Por sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të gabojë e as të eksperimentojë më me këtë temë duke shtuar se sepse qëllimi është i përbashkët e ka të bëjë me krijimin e kujtesës kolektive. Kjo thotë ai do t’u shërbejë brezave pas nesh, por që duhet të vendoset edhe drejtësia e që në Kosovë nuk ka ndodhur kjo dhe këtë e meritojnë e viktimat e krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …