Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në Kosovë fillon faza e parë e vitit të ri shkollor e ndarë në dy faza

Ministria e Arsimit, po planifikon që viti i ri shkollor të fillojë me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe me mësim të rregullt

Ministria e Arsimit,  është duke planifikuar që viti i ri shkollor 2021-2022, të fillojë me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe me mësim të rregullt në nivel të tërë vendit. Aktualisht janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, që nis më 1 shtator. Edhe përfaqësues të Sindikatës thonë se mësimdhënësit janë të gatshëm që të fillojnë procesin mësimor në shkolla. Por, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla, MASHTI, SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve u kanë bërë apel mësimdhënësve dhe prindërve që të vaksinohen. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300,000 mijë nxënës që vijojnë shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …