KKMSH: Shqetësuese numri i të infektuarave nga virusi Covid-19, u kërkohet qytetarëve të respektojnë masat dhe të ruajnë shëndetin publik

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ( KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt, ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi Covid-19. Rritja e numrit të infektuarve nga ky virus është vlerësuar si shqetësuese andaj u kërkua nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së tij. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se aktualisht në këtë komunë janë të prekur nga ky virus 432 qytetarë kurse të hospitalizuar janë 8 persona. “Fatkeqësisht numri i të infektuarve nga virusi korona është rritur dhe kjo është shqetësuese për të gjithë ne. Kërkojmë nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së sepse kjo është në interesin e shëndetit publik”, u shpreh kryetari Haliti. Ai u shprehu  ngushëllimet edhe familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky virus. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor duke marrë edhe masa parandaluese kundër përhapjes së virusit. Thirrjes për respektim të masave ju është bashkangjitur edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili i cili shtoj se policia e Kosovës në Viti është e vendosur në zbatimin e masave dhe kërkoj nga qytetarët të respektojnë ato se përndryshe ata janë të obliguar të veprojnë sipas ligjeve në fuqi. Ndërkaq në këtë takim ka marrë pjesë edhe Shtatore Hajrizi nga Kryqi i Kuq në Viti, me të cilën është bashkëbiseduar në veçanti rreth ndihmës që po ofron Kryqi i Kuq në qendrën e vaksinimit anti Covid-19 në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …