Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës” me seli të përkohshme në veri të Mitrovicë, të cilin do ta financojë qeveria serbe. Kryeministri Albin Kurti më herët kishte folur në Kuvend të Kosovës për këtë çështje. Më 7 korrik dhe kishte thënës sse funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me ligjin për arsimin në komuna dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Kreditim, siç e kërkon ligji i arsimit të lart. Për këtë arsye ky universitet nuk financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nuk do të financohet derisa funksionimi i tij të jetë në përputhej me ligjet e Republikës së Kosovës, kishte thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …