Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Vetëm qeveritë që nuk e kanë idenë as guximin për ta përmirësuar të sotmen merren me të kaluarën

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po fshihet në të kaluarën dhe nuk po merr përgjegjësi. Ajo ka shkruar se Qeveria Kurti  po sillet si një organizatë joqeveritare e analizave politike dhe jo si ekezekutiv me përgjegjësi ligjore e kushtetuese ndaj qytetarëve. “Të kaluarën e gjykon historia, Qeveria e ka detyrim kushtetues e qytetarë të ndërtojë të sotmen dhe të ardhmen. Vetëm qeveritë që nuk e kanë idenë as guximin për të përmirësuar të sotmen dhe për ta konstruktuar të ardhmen ngujohen në të kaluarën. Qytetarët kanë nevojë për përgjigje institucionale ndaj sfidave të sotme dhe program qeveritar që siguron dhe përmirëson jetën dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin: Vendimi të bazohet në prova, jo në spekulime

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi ndaj klientit …