Turqia hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400

Turqia hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400

Një zyrtar i lartë turk i hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400. Ai këmbënguli se Ankaraja nuk është në fazat përfundimtare të nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e negociatave me Moskën”, tha zyrtari.  Drejtori i përgjithshëm i furnizuesit shtetëror rus të armëve, Alexander Mikheev, qe shprehur më herët se konsultimet mes Turqisë dhe Rusisë për një furnizim të ri me S-400 ishin në fazën përfundimtare.

Sipas zyrtarit turk, raporti është pjesë e operacionit devijues nga ana e Rusisë, ku lëshohen deklarata të pavërteta në raport më Turqinë, e cila është në mesin e disa çështjeve të pazgjidhura me palën amerikane. “Rusët po përpiqen të helmojnë marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara, citohet të ketë thënë zyrtari. Marrëdhëniet mes aleatëve të NATO-s Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan ndjeshëm në vitin 2019,  për shkak të blerjes së sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore ruse S-400 nga Ankaraja, dhe kjo  bëri që Uashingtoni ta largonte Turqinë nga programi i saj i avionëve. Turqia këmbënguli se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e aleancës e nuk do të përbëjë një kërcënim për të. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …