Ekaterina Trendafilova, ka hedhur kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për tërheqjen e saj nga detyra e caktimit të panelit

Ekaterina Trendafilova, ka hedhur kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për tërheqjen e saj nga detyra e caktimit të panelit

Gjykata Speciale ka bërë me dije se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për tërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm. Sipas këtij njoftimi, këtë kërkesë mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, e kishte parashtruar më 16 gusht. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi: Rezultatet përfundimtare do t'i shpallim në mes javë

Dyshime serioze për shkelje të rregullores së KQZ-së: A i numëruan komisionarët votat e partive të tyre?

Një nen thelbësor i Rregullores Zgjedhore Nr. 16/2024 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndalon shprehimisht …