Kryeministri shqiptar, Edi Rama i uron mirëseardhje 121 afganëve, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Kryeministri shqiptar, Edi Rama i uron mirëseardhje 121 afganëve, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi, i uroi mirëseardhje 121 afganëve të cilët sot mbërritën në aeroportin e Rinasit. Rama shkroi se ky gjest na bën nderi si vend e si popull, ndërsa shtoi se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. “Mirëmëngjesi pa gdhirë dhe me këtë episod mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseardhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …