Memli Krasniqi emëron Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi emëron Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në rrjetin social se sot e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të PDK-së. Kreu i PDK-së ka thënë se Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare. “Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …