Michael Barbero: Amerika nuk do të tërhiqet nga Kosova, por do të kontribuojë që ajo të jetë stabile

Michael Barbero: Amerika nuk do të tërhiqet nga Kosova, por do të kontribuojë që ajo të jetë stabile

Michael Barbero, gjeneral-lejtant amerikan i cili është i pensionuar beson se Amerika nuk do të tërhiqet nga Kosova, sikurse në rastin e Afganistanit. Ai është shprehur se është në interesin e Amerikës që të kontribuojë që Kosova të forcohet dhe të jetë stabile. “Besoj se investimet e Amerikës dhe NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Barbero. “Ka vende, veçanërisht Rusia e cila provon që të rritë ndikimin në këtë rajon dhe të shkaktojë probleme. Kështu ne duhet bërë gjithçka që është e mundur për të shtuar aktivitetin dhe për të shtuar lidhjet e sigurisë me Kosovë në mënyrë që të kemi një Kosovë të fortë dhe prosperuese”. “Prania e KFOR-it është prani e stabilitetit dhe kjo duhet vazhduar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …