Konfirmohen 920 raste të reja me virusin korona, 1.698 qytetarë shërohen ndërsa 28 të infektuar vdesin

Konfirmohen 920 raste të reja me virusin korona, 1.698 qytetarë shërohen ndërsa 28 të infektuar vdesin

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 24.484.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …