Shaip Kamberi

Shaip Kamberi e quan fashizëm idenë e Aleksandar Vuçiq për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Kosovës Lindore

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi të hënën idenë për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul. Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se kjo ide është fashizëm i pastër serb dhe se ajo nuk do të kalojë në asnjë rrethanë. Sipas tij, me këtë do të merrte fund edhe nisma për “Open Balkan”, të cilën e kanë firmosur Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ndryshe Vuçiqi tha dje se ideja është që vetëm shqiptarëve të mos u lejohet kalimi nga Serbia në Kosovë, porse sipas tij, nuk po i shkon ndërmend ta bëjë.

Kontrolloni gjithashtu

Wolfgang Petritsch: Roli i SHBA-së në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik

Diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç ka vlerësuar se roli i Shteteve të Bashkuara …