Komuna e Vitisë pranon një makinë për pastrimin e rrugëve nga mërgimtari vitias, Xhavit Islami

Xhavit Islami, bashkatdhetar nga Vitia që jeton dhe vepron në Zvicër, i ka dhuruar komunës së Vitisë, një makinë për pastrimin e rrugëve. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, Adnan Ymeri, kanë parë nga afër funksionimin e kësaj makine të pastrimit në sheshin e qytetit të Vitisë  “Nijazi Azemi-Komandat Mjekrra”. Kryetari Haliti falënderoj bashkatdhetarin Islami për këtë donacion dhe tha se ai vazhdimisht nuk e ka harruar komunën e tij dhe ka ndihmuar këtë komunë në mënyrat e ndryshme. “Sinqerisht dua të falënderoj bashkatdhetarin tonë, Xhavit Islami i cili edhe pse është larg vendlindjes asnjëherë nuk e ka harruar vendin e tij dhe ka dhënë vazhdimisht një kontribut të veçantë për Vitinë. Prandaj komuna e Vitisë i është mirënjohës atij për të gjitha që ka bërë për ne” u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe ky donacion është personal nga z. Xhavit Islami dhe ai njëherit është edhe kryetar i shoqatës “VITIA” nga Gjeneva e Zvicrës, shoqatë kjo që ka dhënë një kontribut të çmuar për Vitinë në veçanti në fushën humane duke i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …