Kryetari Haliti: Po rregullohet ura e 27-te ne komunën e Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht në ndërtimin e urave automobilistike në territorin e kësaj komune. Ai bëri me dije se aktualisht në këtë komunë janë duke u ndërtuar 4 ura si në fshataret Buzovik, Fshatin e Ri dhe qytetin e Vitisë që janë në përfundim e sipër por edhe në Pozheran ku kanë filluar punimet në ndërtimin e urës. Kryetari Haliti tha se me këtë pritet të rregullohet edhe ura e 27-të në këtë komunë. Ai tha se me këtë synohet që të kemi një qasje sa më të lehtë dhe të shpejt në infrastrukturën rrugore të kësaj komunës dhe të krijomë lidhje më të mira në mes të vendbanimeve. Ai shtoj se ata mbetën të përkushtuar të punojnë në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe të krijojnë vazhdimisht kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët vitias pa dallime.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …