PROJEKTE TË REJA PËR KOMUNËN E VITISË NGA SHEK ”QËNDRESA KOSOVARE”

Vazhdon bashkëpunimi me Shoqatën Ekonomike Kulturore ”Qëndresa Kosovare”, me përkrahje nga populli i Kuvajtit për Komunën e Vitisë. Sot Vitinë e vizitoi delegacioni nga shoqata “Qëndresa Kosovare”, ku nën shoqërinë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorit të DKA-së kanë vizituar objektet ku planifikohet qe në të ardhmen të bëhen punime. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti kohë më parë ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me shoqatën në fjalë për investime në sferën e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sferën sociale. Islam Cakaj, drejtor në shoqatë u zotua që së shpejti do të fillojnë punimet në objektin e shkollës së vjetër në Drobesh, ku sipas planifikimit të komunës do të shëndrrohet në çerdhe publike. Gjithashtu, premtoi që në të ardhmen do të punohet edhe në renovimin e shkollës së vjetër në Lubishtë, që sipas planifikimit komunal, do të shëndrrohet në Ambulantë të Mjekësisë Familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …