bb

Banka Botërore mbështet reformimin e skemave të ndihmës sociale në Kosovë, më ndarjeen e 47 milionë euro kredi

Banka Botërore njofton se ka miratuar Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale për Kosovën, i cili, sipas saj, synon ta përmirësojë paanshmërinë dhe përshtatshmërinë e programeve të ndihmës dhe mbrojtjes sociale. Sipas BB-së, mbështetja financiare për këtë projekt është 47 milionë euro kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) me afat të shlyerjes për 30 vjet. “Kosova e ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, por efikasiteti dhe ndikimet rishpërndarëse të këtyre programeve mund të përmirësohen, veçanërisht në kontekstin e COVID-19. Banka Botërore i mbështet përpjekjet e Kosovës për ta reformuar Skemën e Ndihmës Sociale, në mënyrë që ajo të jetë më e paanshme, më efikase dhe më fleksibile dhe kështu më e pajisur për të reaguar ndaj krizave në të ardhmen”, është shprehur Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …