Sebastian Kurz: Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Sebastian Kurz: Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha sonte në Lubjanë se Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Nëse nuk ka datë, atëherë shpesh do të thotë që ritmi po ngadalësohet,” tha Kurz në një deklaratë për mediat para Samitit të nesërm BE-Ballkani Perëndimor. Ai vlerësoi se është pozitive që Samiti BE-Ballkan Perëndimor po mbahet dhe se ka një angazhim të BE-së për zgjerimin. I pyetur për spekulimet se presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij të fortë mbi zgjerimin e BE-së para zgjedhjeve presidenciale, Kurz tha se një gjë të tillë e konsideron të gabuar. Kurz shprehu kënaqësinë që një takim i drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet përsëri, duke kujtuar se takimi i fundit i tillë ishte në 2018 para pandemisë. Ai falënderoi kryeministrin slloven Janez Jansa për organizimin e takimit dhe vuri në dukje se ka një zhvillim pozitiv në Ballkanin Perëndimor përmes reformave.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …