Ursula Von der Leyen: Vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane, ne i duam ata në Bashkimin Evropian

Ursula Von der Leyen: Vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane, ne i duam ata në Bashkimin Evropian

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po merr pjesë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni. Para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane. “Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen, Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj. Kryetarja e Komisionit Evropian tutje ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta. “Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, u shpreh Von der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Gjykata i dha të drejtë Kryeqytetit, akuzon Vetëvendosjen për bllokada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengim të iniciativave të Komunës …