Policia e Kosoves

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat e autoriteteve të Gjykatës Speciale që veprojnë në Hagë

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat e autoriteteve të Gjykatës Speciale që  veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohet, edhe pse dje në  disa media u raportua se Policia e Kosovës nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së. Pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregullt, është mbikëqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshëm të të akuzuarve, në pritje të procesit gjyqësor. Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë iu janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar garanci, lidhur me qëndrimin e tyre dhe gatishmërinë për të vepruar sipas kërkesave të Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …