Faton Klinaku

Faton Klinaku: Edhe unë është dashur që të jem në Hagë nga fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Sot kur ka filluar gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë, kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, shprehet se edhe ai është dashur të ishte sot në Hagë. Këtë deklaratë, Klinaku e ka bërë në profilin e tij në Facebook “edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai. Tutje, Klinaku ka thënë se në këtë situatë do të duhej të kishte arrestime të prokurorëve. “Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …