leoni

KMDLNJ

KMDLNJ ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për anulimin e vendimit të ZRRE-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pagesën e rrymës në katër komunat me shumicë serbe për periudhën 2012-2017. Sipas KMDLNj-së, faturimi diskriminues për rrymën e shpenzuar përbënë të gjitha elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare përmes falsifikimit të dokumenteve, faturave dhe paraqitjes së pavërtetë të gjendjes. KMDLNj e pret që kur të merret vendimi përfundimtar atëherë do të adresohet edhe përgjegjësia penale e shpërdoruesve të pozitës zyrtare. “Çdo Qeveri, ministri apo institucion që për shërbime të njëjta favorizon një përkatësi etnike (për qëllime politike) dhe diskriminon përkatësitë tjera etnike shkel në mënyrë më brutale të drejtat e njeriut të cilat garantohen dhe mbrohen me ligj dhe për këtë do të kenë përgjegjësi institucionale dhe ligjore”, thuhet në reagimin e  Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …