leoni

Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Ekipi i Përparim Ramës, kandidat i LDK-së për komunën e Prishtinës  e ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve të kandidatit të tyre. Alban Zogaj, shef i shtabit të Përparim Ramës, ka prezantuar shembuj të projekteve që janë prezantuar nga ana e tyre, e që janë marrë nga Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje. Zogaj, ka thënë se deri më sot, nuk jemi marrë asnjëherë me kundër-kandidatët e Përparim Ramës, sepse kemi besuar se qytetarët do ta vlerësojnë programin e qeverisjes dhe projektet konkrete te tij, por, sot, nuk mund të heshtim para një akti kaq të ulët, me të cilin synohet të mashtrohen qytetarët e Prishtinës. Ajo çka kemi parë mbrëmë në botimin e programit të z. Arben Vitia është plagjiat i projekteve të Përparim Ramës dhe vjedhje e të drejtës së autorit, dhe sic e dini, kjo është joetike por edhe e dënueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …