Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar kundër aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Publicisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar kundër aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Në një postim të tij ai ka shkruar se tri ditë para zgjedhjeve lokale Kosovës i duhet paqe dhe qetësi e jo bomba e protesta të dhunshme. Kontrabanda në veri nuk ka filluar sot, ajo nuk është ndalë kurrë. Ka mundur të pritej e hëna, për veprime adekuate”, shkruan Krasniqi. Sipas tij, kështu, është nxitur edhe më shumë homogjenizimi i serbëve për zgjedhjet e së dielës. “Është rritur mundësia e ndërhyrjes edhe më të madhe të Serbisë në veri. Vërtet, nuk arrij ta kuptoj këtë politikë të qeverisë Kurti 2, e cila shkon në dëm të Kosovës”, ka shkruar, profesori, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …