Dritan Abazoviq

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, D. Abazoviq, shkon në Uashington për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së re amerikane. Zëvendëskryeministri pritet të takohet me të dërguarin e ri të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton gazeta “vijesti”. Zyra e Zëvendëskryeministrit konfirmoi se Abazoviq do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, por ata nuk mund të jepnin më shumë detaje. Në delegacionin malazez bën pjesë  edhe ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviq. Kjo është vizita e parë e delegacionit shtetëror malazez në Uashingtonin zyrtar, që nga ndryshimi i qeverisë më 30 gusht të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Balje dhe kryetari i DK-së, Avdullah Klinaku, kundërshtojnë Kodin Civil nëse kthehet për votim në Kuvend

Deputetja, Duda Balje dhe kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku, janë zotuar sërish për të …