Më shumë se 10 mijë viktima të komunikacionit e dhjetëra mijëra të plagosur, në Shqipëri, në “epokën e demokracisë

Me rreth 10 mijë viktima gjatë tri dekadave të fundit, dhe mijëra të plagosur, aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim serioz për Shqipërinë por edhe për vendet e rajonit. Duke iu referuar statistikave të INSTAT nga viti 2014-2020, në 12.366 aksidente rrugore të regjistruara, mbetën të plagosur 16.631 persona. Ky numër marramendës  i aksidenteve rrugore rezultoi fatal për 1.646 persona të cilët humbën betejën me jetën në rrugë. Përgjatë periudhës së fillimit të viteve 90-të, kur edhe numri i atyre që zotëronin një automjet ishte më i vogël, nga 1992- deri më 2009 janë regjistruar 11.300 aksidente dhe kanë humbur jetën 5.638 persona. Sipas ligjit konsiderohet vepër penale, çdo aksident rrugor, që ka dy plagosje të lehta, ka një plagosje të rëndë ose humbje jete.

Të parët që shkojnë në vend ngjarje janë patrullat e policisë rrugore, të cilët nisin edhe hetimin. Më pas krijohet grupi i punës që udhëhiqet nga prokurori, oficeri i policisë gjyqësore që shkon në vend ngjarje dhe eksperti kriminalist. Ky grup merret me përpunimin e procesverbalit të vendngjarjes, skicës së vendngjarjes dhe përpunimit të të gjitha të dhënave që lidhen me ngjarjen aksidentale.

Ekspertët gjykojnë se që në fillim jemi në një situatë konflikt interesi dhe në kundërshtim me Kodin rrugor, pasi policia rrugore që shkon e para në vendngjarje, ka të drejtë të përcaktojë ekspertët që janë po pjesë e saj, dhe po ajo ngre akuzën që e çon në prokurori.

Nisur nga denoncimet e shumta njohësit e kësaj fushe akuzojnë se vendi i ngjarjes së aksidentit, është kthyer në një skemë të mirëfilltë korrupsioni, ku shpeshherë fajtore shpallet viktima.

Ata akuzojnë ekspertët autoteknikë se ndryshojnë vendin e ngjarjes, manipulojnë të dhënat duke bërë që “drejtësia” të shkojë tek të fortët apo ata që japin para.

Sipas tyre, në këtë skemë korrupsioni ekspertët autoteknikë nuk janë vetëm, por ekspertiza të tilla të manipuluara bëhen me dijeni të plotë të prokurorit dhe gjyqtarëve të çështjeve.

Fillesa e të gjithë skemës, sipas ekspertëve, ndodh në momentin që prokuroria duhet të zgjedhë një ekspert autoteknik për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.

“Këtu fillon manipulimi i të gjithë dosjeve dhe manipulimi bëhet nga ekspertët autoteknikë. Në të gjitha dosjet penale që kemi pasur për aksidentet rrugore në asnjë çështje nuk kanë qenë dy akte njësoj, të gjitha aktet manipulohen, janë kundër njëri-tjetrit, janë akte jo shkencore”, u shpreh avokati, Arben Llangozi.

Madje ato shkojnë edhe më larg kur thonë se gjithçka ndodh për lekët e siguracioneve, dhe janë kompanitë e sigurimit ata që menaxhojnë të gjithë skemën.

“E them me plot bindjen se ata janë të lidhur me kompanitë e sigurimit për arsye të ndryshme”, tha avokati, Arben Llangozi. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: Kur bëhet fjalë për aferat e korrupsionit e përgjimet në vend, Albin Kurti reagon, sikur Nastradini me palljen e gomarit

Se cili ka qenë Albini i kohës  së opozitës dhe cili është tani, në pozitën …