Komuna e Malishevës nuk lejoi vendosjen e fotos së kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në ambientet e ndërtesës

Derisa pritej të vazhdonte mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Malishevës, grupi i asamblistëve të PDK-së u përpoq që dhunshëm ta vendosë fotografinë e Hashim Thaçit në ambientet e sallës së Kuvendit Komunal. Mirëpo, ata nuk arritën ta realizonin skenarin e tyre, pasi që hasën në kundërshtim të asamblistëve përfshirë ata të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetarit të Komunës dhe qytetarëve që nuk lejuan një gjë të tillë. Mënyra dhe logjika e veprimit të asamblistëve të PDK-së ngjasonte me ditën kur Thaçi arriti të votohej si president duke anuluar demokracinë, duke nxjerrë dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës. Qytetarët e Malishevës e kanë bërë të qartë se nuk njohin për president një individ karriera politike e të cilit është e përshkuar me kompromise dhe marrëveshje anti-shqiptare ndaj Serbisë nga njëra anë dhe me dhunë krim e korrupsion ndaj popullit të vet. Ashtu siç e kemi thënë më parë vazhdojmë ta themi edhe sot që Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis ashtu siç e kundërshtuam sot tentim vendosjen e dhunshme të fotografisë së pasardhësit politik të Rrahman Morinës.

 

29 prill 2016

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Malishevë

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj takohet me ambasadorin slloven mes krizës së brendshme dhe bllokadës euro-atlantike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur në …