Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Luftimi i ndikimit politik dhe ushtarak të Kinës, do të jetë në fokus të NATO-s në të ardhmen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka thënë të përditshmes britanike, Financial Times se luftimi i ndikimit politik dhe ushtarak të Kinës, do të jetë në fokus të aleancës ushtarake në të ardhmen. Ky kthim drejt Kinës shënon një drejtim të ri për NATO-n dhe vjen teksa blloku perëndimor riorienton strategjinë drejt Azisë. “Kur është fjala për forcim të mbrojtjes sonë të përbashkët, aty përfshihet edhe çështja se si të përballemi me rritjen e Kinës”, ka thënë Stoltenberg për Financial Times, në një intervistë të publikuar më 18 tetor. “Ajo çfarë mund të parashikojmë është se rritja e Kinës do të ndikojë në sigurinë tonë. Veçse ka ndikuar”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …