Sot u shënua vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19

Në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnje isëmurë nga virusi korona, u konfirmua vetëm një rast i ri dhe u shëruan 42 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave  zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raportohet se nga 1.419 testime,  në nivel vendi vetëm një qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga pasojat e këtij virusi. Sot janë shëruar edhe 42 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në  156 mijë e 936. Në total numri i rasteve aktive ka zbritur në 632 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …