BDI

BDI faleminderon sovranin për besimin e dhënë

Me përfundimin e rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh falenderim të madh dhe mirënjohje për të gjithë votuesit dhe përkrahësit për mbështetjen e dhënë në këtë cikël zgjedhor duke e nxjerrë kështu partinë si fituese absolute.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se fushata në këto Zgjedhje lokale ka qenë e qetë dhe demokratike duke treguar kështu vlera të larta europiane, ndërsa njejtë vlerëson edhe ditën e djeshme ku procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Konsiderojmë që Agjenda e blertë, si kapitull i ri me të cilën Bashkimi Demokratik për Integrim hapi fushatën e Zgjedhjeve lokale u pranua shumë mirë nga qytetarët dhe gjeti mbështetje, si garancë për jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt.

Krahasuar me Zgjedhjet lokale të vitit 2017, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shënuar ngritje të konsiderueshme të numrit të votave në të gjitha komunat dhe presim konfirmim të fitores në balotazh. Bashkimi Demokratik për Integrim, në këto Zgjedhje lokale në rrethin e parë ka fituar në tre (3) komuna, ndërsa prin përpara gati se në të gjitha komunat tjera përpara rrethit të dytë zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Gjakovë. Në ceremoninë …