Kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti, tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj, sesa ka pasur që nga shpallja e pavarësisë

Në reagimin e tij kundër fjalës së, Ramush Haradinajt, kryeministri, Kurti, tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se kurdoherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. “Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin, Millan Radojeçiq. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentelmene me kriminelë, nuk e rrezikon veriun policia. Fjala e deputetit Haradinaj është sulm ndaj moralit të policit”, tha Kurti. Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për reagimet e opozitës lidhur aksionet e zhvilluara në veri të Mitrovicës. Ajo ka përgënjeshtruar akuzat e partive opozitare që këto aksione janë bërë qëllimshëm në prag të zgjedhjeve lokale, edhe pse këtë e ka treguar më së miri rezultati fatal i  17 tetorit për Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …