Driton Selmanaj

Driton Selmanaj: Vendim për injorimin e gazit dëmton rëndë interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike me Amerikën

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për refuzimin e marrëveshjes për gazin. Sipas tij, një ndër shtyllat kryesore me të cilat matet dhe vlerësohet serioziteti i një shteti, është edhe aftësia për të respektuar marrëveshjet ku janë të përfshira qeveritë paraprake me palët e jashtme. “Kemi bindjen e plotë që një vendim i tillë dëmton rëndë interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike të miqve tanë ndërkombëtarë, me theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar, Kosova mund të përfundojë  si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz dhe me pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …