LDK

Shtabi Zgjedhor LDK-së në Gjilan demanton, Sadri Ramabajën e Vetëvendosje, lidhur me Listën serbe

Shtabi Zgjedhor  LDK-së në Gjilan ka demantuar Sadri Ramabajën e Vetëvendosje,  i cili ka thënë se Lutfi Haziri ka marrëveshje me Listën serbe.  Koordinatori i Shtabit të LDK-së në Gjilan, Arber Ismajli, ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ndonjë marrëveshje në mes të LDK-së në Gjilan dhe Listës Serbe, por  pjesë e strukturave të institucioneve në Gjilan, janë edhe minoritetet. Duke u nisur nga nënkryetari i Komunës, e zëvendës-kryesuesi i Kuvendin Komunal. Normalisht këtu nuk ka asgjë të keqe. “Janë banorë të komunës së Gjilanit, po ju konfirmoj që nënkryetari i Komunës vjen nga komuniteti Rom, gjithashtu kemi edhe zv/kryesuesin e Kuvendit Komunal në Gjilan që vjen nga komuniteti serb, pra ne jemi munduar që kërkesat e tyre si komunitet t’i realizojmë, nuk kemi bërë ndarje asnjëherë ne investime, ata kane menduar që besimin për të parin e Gjilanit ta ndajnë me ne dhe absolutisht nuk po shoh asnjë të keqe në këtë çështje”, është shprehur Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi në fazë të re: BE paralajmëron takim të nivelit të lartë për rikthim të procesit

Kaja Kallas, shprehu gatishmërinë për organizimin e një takimi per dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …