Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári. Fillimisht, gjeneral Rama i uroi gjeneral Kajárit detyrën e re, si dhe e falënderoi për angazhimin e KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë. Gjeneral Rama, më pastaj e njoftoi gjeneral Kajárin, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke shtuar se të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. Nga ana e tij, gjeneral Kajári shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritashëm me FSK-në, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit sikur edhe deri më tash, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për ballafaqim me sfidat e përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …