Në nënkalimin e Nikadinit, nisi asfaltimi

Komuna e Ferizajt po vazhdon me realizimin e shumë projekteve infrastrukturore të cilat po e lehtësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune, një ndër to është edhe nënkalimi i Nikadinit, i cili nisi që të asfaltohet për t’u kompletuar tërësisht, së shpejti.  Për ti pa nga afër punimet ishte edhe kryetari i komunës Agim Aliu, i cili i përshëndeti dhe ju urojë punë të mbarë punëtorëve që ishin duke punuar, ai ndër të tjera tha: Të jep ndjesi të veçantë të shohësh zhvillimin e përditshëm të qytetit e fshatrave, me standarde kaherë të kërkuara të punës. Edhe Nikadinit po i shtojmë një vepër madhore të infrastrukturës, përmes nënkalimit, që sa i jep hijeshi e funksionalitet asaj pjese, po kaq i jep siguri e qarkullim të lehtë gjithë frekuentuesve e banorëve të kësaj zone. Urime gjithë banorëve të kësaj zone dhe të gjithë atyre që e shfrytëzojnë këtë nënkalim.

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …