leoni

19 të vdekur nga një aksident komunikacioni në Meksikë

Si pasojë e një aksident komunikacioni në Meksikë, 19 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur një kamion transporti është përplasur me një kabinë pagese dhe gjashtë automjete të tjera në një autostradë në Meksikën qendrore. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të frenave të kamionit i cili pas goditjes së kabinës për pagesë, është përplasur me makina tjera duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm në autostradën që lidh Mexico Cityn me shtetin Puebla. Automjetet e përfshira në aksident janë përfshirë nga flakët ndërsa disa pranë kabinës së pagesës janë shkatërruar plotësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …