Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Mungesa e ftesës për Kosovën reflekton nivelin e marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me Amerikën

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se u angazhua fort që ta kthejë besimin amerikan kah Kosova. Për këtë arsye e quan propagandë të ulët arsyen e kabinetit të kryeministrit aktual, Albin Kurti, se ish-qeveria Hoti është një nga arsyet që nuk erdhi ftesa për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë të cilin e organizon, kryetari, Joe Biden. Në një prononcim, Avdullah Hoti thotë se shpreson që raportet me Amerikën të mos thyhen sikur në qeverinë Kurti 1,  kur Shtëpia e Bardhë quhej shtëpi e verdhë. Në qeverinë e atëhershme, ishte hera e parë në 30 vite të miqësisë Kosovë-SHBA që u ndërpre komunikimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shtëpisë së Bardhë”, deklaron Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …