Valmir Elezi

Sot, zyrtarisht ka filluar fushata për balotazh në 21 komuna të Kosovës

Sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata për balotazh në 21 komuna të Kosovës, në të cilat asnjë nga kandidatët, në radhën e parë, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’ u zgjedh kryetar komune. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor. Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën, më 14 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …