leoni

Ministri, Xhelal Sveçla

Edhe pse Prokuroria nuk ka faktuar vrasjen e Luan Berishës, Ministri Sveçla, thotë se ai ishte vetëvrarë

Dje në qendër të kryeqytetit, Laura Berisha, motra e Luan Berishës, ndaloi krerët e Qeverisë dhe u  kërkoi  informacione, për vrasjen e vëllait të saj. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk kishte folur para saj, por më vonë kishte deklaruar se Luan Berisha ishte vetëvra, pavarësisht se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk e pohon as e mohon  asnjërin version, por është duke bërë hetime në koordinim me policinë,  qysh prej shtatë muajve nga vrasja. Vrasja tani për tani konsiderohet e dyshimtë. “Luani u vra nga kriminelët që duan me vjedh shtetin e tyre dhe u vra në oborr të Doganës”, shkruante para shtatë muajve  Laura Berisha në rrjetet sociale. “Luani u vra prej juve, nga Dogana e Kosovës, edhe i keni zhdukur edhe kamerat o kriminelë. A ka shtet këtu, kishte shkruar  ajo në një postim të Doganës,  kur ishte njoftuar për vdekjen e vëllai, Luanit. Në rrethana kurrë të sqaruara deri sot ishte vrarë (vetëvrarë)  edhe drejtori i Agjencisë së Privatizimit, Dino Asanaj, për të cilin thuhet se ishte vetëvrarë duke e goditur veten me thikë, jo më pak se 11 herë, pavarësisht se ai kishte pasur revolen me leje.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …