Brickos

Në Turqi, përbuzja apo fyerja e Mustafa Kemal Ataturkut, dënohet deri në pesë vjet burg

Prokuroria e Izmirit ka filluar një hetim për romanin e fundit të shkrimtarit turk, Orhan Pamuk, për fyerjet  që përmban teksti, kundër themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Hetimi u hap pas ankesës së avokatit Tarcan Uluk, sipas të cilit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) përmban jo vetëm fyerje ndaj Ataturkut, i konsideruar si krim në Turqi, por edhe gjuhën e urrejtjes. Ankesa që shkaktoi hetimin i referohet edhe disa deklaratave në lidhje me kurdët dhe armenët që Pamuk publikoi në një gazetë zvicerane dhe për të cilat ai ishte në gjyq në të kaluarën me akuza të ngjashme, thuhet në aktakuzë. Shkrimtari Pambuk i ka mohuar akuzat: “Unë nuk kam shkruar asgjë që ka implikime me Ataturkun dhe nuk i pranoj akuzat”, i ka thënë ai  prokurorit, sipas raportimeve të disa medieve. Në Turqi, përbuzja dhe fyerja kundër Mustafa Kemal Ataturkut dënohet me burg deri në pesë vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …