Grenell

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke qëndruar për një vizitë në vendin tonë

Ish-emisari special amerikan, i administratës së Donald Trumpit, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai në një prononcim për media,  ka thënë se akuzat e analistit serb, Dushan Janjiq se ai paguhet nga Serbia, janë të pavërteta. E kemi parë këtë personin nga Serbia që ka bërë këtë akuzën e rëndë për mua se jam duke u paguar nga Serbia. Kjo s’është e vërtetë aspak. Është lajm i rremë. Nuk mendoj se mediat duhet të raportojnë një gjë të tillë. Ndërkohë duke e quajtur përdorimin e thëngjillit  të dëmshëm, për njerëzit dhe ambientin, Grenell ka kritikuar Qeverinë Kurti për refuzim të dollarëve  të Amerikës  për projektin e gazit. Do të dëshiroja që ambasada amerikane, në Prishtinë  të ishte më e qartë në këtë drejtim. Grenell ka kërkuar nga  administrata Biden duhet të jetë më agresive në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …