Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka uruar Ekrem Kastrati, për fitoren e tij në zgjedhjet vendore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka uruar Ekrem Kastrati, për fitoren e tij në zgjedhjet vendore

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e ka uruar Ekrem Kastrati, pasi i ka fituar zgjedhjet për Kryetar të Komunës s Malishevës. “Në rend të parë, dua ti përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për kulturën e lartë të treguar gjatë tërë procesit zgjedhor në komunën tonë, ndërsa fituesit të garës për kryetar Ekrem Kastratit, i uroj përzemërsisht fitoren dhe i dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin katërvjeçar në drejtimin e Komunës së Malishevës”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit Begaj, drejtuar Kastratit. “Jam i kënaqur që po e lë komunën në duar të sigurta, për ti vazhduar projektet dhe drejtimin e komunës, drejtë zhvillimit dhe për të mirën e qytetarëve. Fitorja e juaj, është mirënjohje dhe vlerësim i punës që kemi bërë deri më tani, si subjekt politik”, ka thënë Begaj në urimin e tij, me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Komunën e Malishevës. Garën për Kryetar të Komunës së Malishevës, e ka fituar, z.Ekrem Kastrati  (NISMA Social Demokrate), ndërsa ulëse në Kuvendin e Komunës që përbëhet nga 31 anëtar, kanë fituar, NISMA Social Demokrate 10 ulëse, PDK 8 ulëse, LDK 6 ulëse, LVV 5 ulëse dhe AAK 2 ulëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …