Mbrojtësit e ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, kanë paraqitur ankesë kundër vendimit të gjyqtarit të Këshillave të Gjykatës Speciale, pasi gjykatësi ka refuzuar kërkesat e mbrojtës së Thaçit për pezullim të procedurës dhe refuzim të aktakuzës, me të cilën ata kanë kundërshtuar legjitimitetin dhe ligjshmërinë e asaj gjykate, themelimin e saj, formën e aktakuzës dhe të tjera. Mbrojtësit në ankesë kanë kërkuar nga Dhoma e Apelit e KSK-së që të vërtetojë se Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati, si dhe se Thaçit i janë shkelur të drejtat aq sa vazhdimi i gjykimit kundër tij do të cenonte thelbësisht kuptimin të kësaj procedure. Ndër të tjera, në ankesën e shkruar në 20 faqe, avokatët mbrojtës kanë deklaruar se Gjykata Speciale nuk i plotëson kushtet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sepse nuk është e pavarur dhe e paanshme.
