Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti që t’i trajtojë njësoj të gjitha komunat e vendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot  në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca e radhës, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i trajtojë njësoj të gjitha komunat, pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj nga partitë e opozitës. Ai ka thënë se qytetarët kanë bërë zgjedhjet e tyre të ndryshme dhe se Qeveria duhet t’i mbështesë të gjitha komunat njëjtë dhe pa diskriminim. “Unë dua të ftoj kryeministrin e Kosovës që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve. Qeveria qendrore duhet t’i mbështesë të gjitha komunat njëjtë, dhe pa diskriminim”, ka nënvizuar  kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, partia e të cilit,  së bashku me LDK-në,  kanë fituar numrin më të madh për kryetarë komunash  në zgjedhjet vendore të 17 tetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …