Komuna e Vitisë e gatshme në rast të reshjeve të borës që të siguroj lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve

Komuna e Vitisë dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, si çdo vit tjetër edhe këtë vit është përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve brenda komunës së Vitisë nga dëbora dhe ngricat pasi që ka kontratë të vlefshme me operatorin ekonomik, si komunë ka bërë të gjitha përgatitjet edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike si sheshet dhe trotuaret me qellim që qytetaret të ndihen të sigurt gjatë qarkullimit të tyre. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Adnan Imeri theksoi se në rast se kemi reshje të bores, do të punojnë edhe në orët e vona të natës me qëllim që qytetarët e komunës se Vitisë, të ndihen të sigurt dhe të lëvizin lirshëm në territorin e Komunës së Vitisë. Ai tha se gjatë ditës ata kanë vizituar edhe disa fshatra rurale siç është Debelldehu, mirëpo sipas tij nuk ka pasur problem në qarkullimin e qytetareve.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …