Mijëra protestues në Serbi janë duke protestuar kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësim

Mijëra protestues në Serbi janë duke protestuar kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësim

Mijëra protestues në gjithë Serbinë janë duke protestuar masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar kryetari, Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet. Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin. Qytetarët kanë bllokuar rrugët dhe organizatorët kanë njoftuar se bllokadat do të zhvillohen në më shumë se 50 lokacione. Protestave iu kanë bashkëngjitur edhe aktivistë të shoqërisë civile, artistë dhe aktivistë të mjedisit.  Martin Bezinareviq një nga organizatorët e protestës tha se regjimi i Vuçiqit po i varros institucionet. Kur institucionet nuk punojnë dhe kur regjimi i Vuçiqit dhe SNS-it varrosin institucionet, atëherë rrugët bëhen institucione dhe bëhen mënyrë për të luftuar dhe shfaqur pakënaqësitë tona”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …