Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH: Deri më tani, virusi omicron nuk ka shkaktuar ende asnjë vdekje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani, virusi omicron nuk ka shkaktuar ende asnjë vdekje. Të dhënat e para sugjerojnë se varianti është jashtëzakonisht infektues. Ky variant ishte identifikuar në nëntor në Afrikën e Jugut dhe mund të shkaktojë simptoma më të buta sesa variantet paraprake, përfshirë variantin Delta që është dominues në mbarë botën, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia për shëndetësi e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar kohë më parë se virusi Omicroni mund të jetë shkaktar i gjysmës së rasteve me COVID-19 në Evropë në muajt e ardhshëm. Varianti Omicron po përhapet në kohën kur spitalet në disa shtete veçse janë të ngarkuara me pacientë të infektuar me variantin Delta dhe kjo përhapje po shkakton mbingarkim të spitaleve. Në Evropë, vala e re e shkaktuar nga Delta ka detyruar qeveritë që të rivendosin masat, siç janë mbajtja e detyrueshme e maskës, distanca sociale, izolime dhe përshpejtim të vaksinimit.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …