Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur para Gjykatës se është i plagosur dhe deri tani ka kryer 27 operacione

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur para Gjykatës se është i plagosur dhe deri tani ka kryer 27 operacione

Kryetari i  OVL-UÇK-së, Hysni Gucati,  gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Speciale, ka deklaruar se është i plagosur në këmbë, dhe se deri më tani ka kryer 27 operacione. Ai ka qenë dashur  t’i nënshtrohet edhe një operacioni vitin e kaluar, mirëpo për shkak të mbajtjes në burg nuk ka arritur të kryejë operacionin e radhës. Avokati i Gucatit, Xhonatan Ris, ka thënë se klienti i tij ishte plagosur gjatë luftës, derisa operacioneve u ishte nënshtruar në Shqipëri, Kosovë dhe Gjermani. Gucati po merret në pyetje si dëshmitar nga avokati i tij, Jonathan Rees. Ai ka rrëfyer për periudhën e luftës në Kosovë, në fshatin Morinë të Skenderajt, ku një pjesë e banorëve ishte vrarë nga forcat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kritikon LDK-në: Frika për të marrë vendime e ka lënë Kosovën prapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, duke …